KreuStil Jetese

Rrëmben të gjithë vëmendjen, Rita Ora shfaqet kuq e zi në Festivalin e Venecias!

Rrëmben të gjithë vëmendjen, Rita Ora shfaqet kuq e zi

Rita Ora, bëri një hyrje spektakolare në Festivalin e Filmit në Venecia. Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, u shfaq e veshur me një fustan kuq e zi dhe përshëndeste me duar nga varka.

32-vjeçarja edhe këtë herë nuk kaloi pa tërhequr vëmendjen e publikut, duke mos shpëtuar as dhe një moment nga “syri” i paparacëve.

Fustani i kuq prej sateni nga Moschino, ishte i shkurtër përpara dhe kishte një bisht të gjatë mbrapa. Rita e kishte veshur mbi një body të zi dantelle, me geta të zeza dhe taka të larta. Kjo veshje në ngjyrat e flamurit kombëtar vjen pas polemikave të mëdha për kërcimin e saj me flamurin serb. Me pas, ajo ndryshoi veshje.

Festivali i 80-të Ndërkombëtar i Filmit në Venecia organizohet nga La Biennale di Venezia dhe drejtohet nga Alberto Barbera.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF