
Gerard Pique dhe Clara Chia kanë zgjedhur Dubronikun në Kroaci për një palë pushiem të qeta. Mediat spanjolle raportojnë se së bashku me ta është dhe familja e Piques, prindërit dhe vëllai i ish-futbollistit, Marco dhe gruaja e tij Maria. Gazeta “Lecturas” shkruan:“Këto pushime janë vendimtare për ta, sepse ata janë përballur me sfida të shumta kohët e fundit, duke përfshirë konfliktet publike me ish-partneren e Pique-s, Shakirën. Një arratisje paqësore në Kroaci u dha atyre një pushim shumë të nevojshëm”.
Kur gjërat janë komplikuar dhe marrëdhënia e tij me ish-in e tij, Shakira, po kalon një nga momentet më të vështira -sidomos për shkak të problemeve me kujdestarinë e fëmijëve të tyre-, Gerard Pique vendosi të shijojë disa ditë pushimi larg cdo shqetësimi. E këtë e bëri i rrethuar nga familja e tij dhe nga dashuria e re, e cila tashmë është bërë një nga klanit Pique.
Ish-futbollisti u përball me verën e tij më të stuhishme, në të cilën këngët plot nënkuptime të kolumbianes që kanë pushtuar renditjet botërore që prej ndarjes, vazhduan të rezonojnë fuqishëm.
Tensionet mes Piques dhe Shakirës u theksuan qershorin e kaluar, kur Marc, vëllai i futbollisti, u martua me të dashurën e tij María Valls. Sipas marrëveshjes së kujdestarisë që kishte arritur ish-partneri, fëmijët e Shakira-s dhe Piqué-s duhej të ishin ato ditë me nënën e saj, e cila nuk pati ndërmend t`i lëshonte që të shkonin në dasmën e xhaxhait, një festë familjare ku Clara Chía mori pjesë, cka nënkiptoi edhe prezantimin e të dashurës së Piqué në shoqëri. Kjo ishte, ndoshta, një nga arsyet përse fëmijët nuk ishin në dasmë.






Sam Asghari heq Britney Spears nga Instagrami!







Horoskopi ditor, e enjte 31 gusht 2023




Studimi i ri: Gjuhët e huaja ndihmojnë kujtesën!


