KreuStil Jetese

U rikthye tek ish e dashura, këngëtari shqiptar e braktis sapo mbetet shtatzënë!

U rikthye tek ish e dashura, këngëtari shqiptar e braktis sapo mbetet

Një hisori dashurie, të cilës mesa duket të dyja palët nuk i vunë kurrë kapak plotësisht: Në vitin 2007, kur Arjan Korkaj, këngëtari i njohur që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Arjan Korkaj njohu Xhesikën, një vajzë amerikane me origjinë greke. Që atëherë kur nisi romanca, lidhja e tyre pati ulje e ngritje, por Xhesikën ai e cilësoi si “lidhjen e tij më të fortë”, dhe thuhet se shumë prej baladave ia ka dedikuar asaj. Amerikania, pas ndarjes shkoi në Athinë ndërsa Arjani vetë emigroi drejt Amerikës.

Ai vendosi të niste një jetë të re në SHBA për një të ardhme më të mirë, dhe pas një shkëputjeje disavjeçare, takohet sërish me Xhesikën, e cila tek mikeshat e saj e përshkruante këngëtarin shqiptar si “fiksimin e saj të vjetër”. Por rikthimi nuk u pasua nga shprehja e famshme dhe “jetuan të lumtur përgjithmonë.

Burime për ‘Story.al” kanë treguar se Arjani ka braktisur partneren shtatzënë, direkt pasi ajo i komunikoi se presin një fëmijë bashkë. Arjani ka vendosur të ndërpresë çdo komunikim me të, duke shfaqur mosbesim se është ai babai i fëmijës. Në fillim i ka kërkuar të bëjnë testin e ADN-së, por më pas ka vendosur ta braktisë vajzën pa asnjë shpjegim, duke e lënë komplet të shokuar. Por ajo s’ka qëndruar duarkryq, pasi ka filluar të zbatojë planin e saj për t’u hakmarrë.

Si fillim ajo po tenton t’i mbyllë biznesin e tij në Amerikë “Ak Trans LLC”, duke e futur vërtet në telashe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vetë Xhesika është shprehur në rrethin e saj se “Arjani i shkatërroi jetën”, ndërkohë që përpiqet të kontaktojë me të gjithë njerëzit e tij, që t’i njoftojë për këtë pabesi.

Nga ana tjetër rrethi më i ngushtë i miqve të Arjanait, tregojnë se, “Arjani dhe Xhesika janë takuar pas shumë vitesh të ndarë, dhe pas këtij rikthimi ajo i ka komunikuar se ka ngelur shtatzënë. Por Arjani s’është i sigurt nëse është fëmija e tij, dhe ka të drejtën e tij të dyshojë”, rrëfen një i afërm i tij.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF