KreuStil Jetese

Kina krijon ChatGPT-në e saj: Industria po zhvillohet me shpejtësi “skëterrë”, s`do rezistojnë të gjithë!

Kina krijon ChatGPT-në e saj: Industria po zhvillohet me shpejtësi

Katër firma kineze të teknologjisë, përfshirë gjigantin Baidu Inc dhe SenseTime Group, lansuan chatbot-et e tyre të inteligjencës artificiale për publikun, pasi morën OK-in e Pekinit zyrtar, i cili po tenton të rrisë përdorimin e produkteve të tilla në garë kundër Shteteve të Bashkuara.

Baidu deklaroi se chatbot-i i saj i tipit ChatGPT, Ernie Bot, është tani plotësisht i aksesueshëm për publikun. Një zëdhënës i SenseTime tha për agjencinë e lajmeve Reuters se edhe chatbot-i i tyre, SenseChat, është tani plotësisht i qasshëm për përdoruesit e tij. Po ashtu, dy kompani të tjera të inteligjencës artificiale, Baichuan dhe Zhipu AI, njoftuan për lansimin e chatbot-eve të ngjashme. Fill pas lajmit, aksionet e Baidu dhe SenseTime shënuan rritje në tregun e Hong Kongut, për 3.1% dhe 2.7%, përkatësisht.

Ndryshe nga vendet e tjera, Kina u kërkon kompanive të dorëzojnë vlerësime të sigurisë dhe të marrin leje para se t’i lansojnë në treg produktet e inteligjencës artificiale. Autoritetet kineze i kanë rritur përpjekjet për t’i përkrahur kompanitë që zhvillojnë inteligjencë artificiale, pasi teknologjia është në qendër të garës së tyre me Shtetet e Bashkuara.

Mediat kineze raportuan se gjithsej 11 firma kishin kërkuar leje nga Qeveria, përfshirë pronarin e TikTok-ut, ByteDance and Tencent Holdings. Asnjëra nga këto kompani nuk i është përgjigjur Reutersit për koment rreth planeve të tyre për inteligjencë artificiale. Prodhuesi i ChatGPT, OpenAI, i cili mbështetet nga Microsoft-it, është në rrugë të mirë për t’i gjeneruar më shumë se 1 miliard dollarë të hyra në 12 muajt e ardhshëm, thote The Information. Aprovimi i qeverisë kineze pritej të ndodhte, pasi Kina i publikoi rregullat për produktet e inteligjencës artificiale për publikun, të cilat u hynë në fuqi më 15 gusht.

Më parë, kompanive u lejohej të kryenin vetëm testime të vogla publike për produktet e inteligjencës, por me rregullat e reja, kompanitë i kanë rritur testimet e produkteve të tyre të inteligjencës. Shaën Yang, analist në Blue Lotus Capital Advisors, tha se vendimi i Qeverisë për lejimin e produkteve të inteligjencës artificiale mund ta forcojë industrinë.

“Shumë njerëz po vraponin drejt bizneseve të modele të gjuhëve të shumta. Por, industria mund të konsolidohet shpejt. Vetëm kompanitë me të dhëna dhe me aftësi teknologjike do të jenë në gjendje të përparojnë”, tha ai.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF