
Kim Kardashian është “e turpëruar dhe e shqetësuar” nga veprimet e fundit të ish-bashkëshortit të saj Kanye West, ku ky i fundit u pa me pantallona të ulura gjatë një shëtitjeje me varkë në Itali.
Ylli i “The Kardashians”, 42 vjeçe, e cila ishte e martuar me fituesin e Grammy nga viti 2014 deri në vitin 2022, thuhet se beson se “diçka nuk është në rregull” me West, i cili aktualisht është duke pushuar me partneren e tij Bianca Censori.
Kardashian “nuk e di se si do t’ua shpjegojë të gjitha fëmijëve”, tha një burim për “Sun” pasi krijuesi i hitit “Jesus Walks” ekspozoi prapanicën e tij para turistëve në varkat fqinje.
“Kim ka qenë kaq e shqetësuar për fotot e reja që kanë dalë me Biankën, si do t’ua shpjegojë të gjitha fëmijëve?”, tha një i brendshëm për gazetën.
“Ajo është e turpëruar dhe e shqetësuar për të, ai po endet zbathur me shampanjë në rrugë, diçka nuk është në rregull”, tha më tej burimi, i cili iu referua imazheve të fundit të West duke hequr këpucët e tij dhe duke ecur zbathur nëpër rrugë me një shishe në dorë.
Kujtojmë që Kim Kardashian dhe Kanye West, të cilët ishin të martuar për gjashtë vjet, kanë katër fëmijë së bashku, vajzat North, 10 dhe Chicago, 5, si dhe djemtë Saint, 7 dhe Psalm, 4.

Horoskopi ditor, e premte 1 shtator 2023










Sam Asghari heq Britney Spears nga Instagrami!







Horoskopi ditor, e enjte 31 gusht 2023

