KreuStil Jetese

Sapo mësuam se Loredana ka një Instagram privat mbi jetën e saj ‘të çmendur’!

Sapo mësuam se Loredana ka një Instagram privat mbi jetën e saj

Loredana është një nga artistet shqiptare më të ndjekura në Instagram, ku numëron 3.2 milionë ndjekës. Ajo është shumë aktive dhe shpesh ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj. 

Së fundmi, reperja ka hapur edhe një Instagram privat, ku ka vetëm 25 ndjekës dhe ndjek 28 persona. Mes personazheve publikë që e ndjekin në këtë adresë janë i dashuri Karim Adeyemi, Blerim Destani dhe Yll Limani, e sigurisht llogaria e së bijës Hanës, që menaxhohet nga ajo vetë.

Në foton e profilin reperja ka vendosur një foto me futbollistin, teksa në Bio, shkruan, “Jeta ime është e çmendur”. Për momentin llogaria ka vetëm një postim dhe të gjithë jemi kuriozë të dimë se çfarë ndodh brenda Instagramit të çmendur të reperes..

Kujtojmë që sot reperja feston ditëlindjen dhe të shumta kanë qenë urimet për të nga miqtë, të afërm dhe fansat. Urimi që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve është padyshim ai i partnerit të saj futbollisti i Borussia Dortumundit, Karim Adeyemi.

“Happy birthday, zemër”, ka shkruar ai, përkrah një fotoje ku shihen të dy të lumtur pranë njëri-tjetrit. Ai ka postuar edhe një foto tjetër ku duket vetëm këngëtarja me një lule të bardhë në dorë, duke shkruar, “Vetëm të mirat për ty.”

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF