KreuStil Jetese

Vdes pas operacionit plastik aktorja e telenovelës “El Capo”!

Vdes pas operacionit plastik aktorja e telenovelës “El Capo”!

Një operacion plastik i disa viteve më parë i ka kushtuar jetën aktores dhe modeles argjentinase Silvina Luna. Luna vdiq në moshën 43-vjeçare për shkak të komplikacioneve të renda pas ndërhyrjes në fjalë.

Lajmi ka ngjallur polemika për disa operacione të kirurgjisë plastike. Luna, ish e dashura e ish-futbollistit argjentinas, Daniel Osvaldo, vuante nga veshkat për shkak të një procedure të kryer në vitin 2011 nga një mjek, ndërkohë që iu ndalua ushtrimi i profesionit. “Kirurgu i famshëm”, siç njihej, i ka injektuar metakrilat, një substancë e paautorizuar nga agjencia argjentinase e medikamenteve. 

Aktorja, ish-pjesëmarrëse e “Big Brother”, e shtruar prej më shumë se dy muajsh në spitalin italian të Buenos Aires, ishte në listën e pritjes për transplantin e veshkës, por nuk po arrinte ta bënte për shkak të kushteve delikate të shëndetit të saj.

Shoqata Argjentinase e Aktorëve shprehu “trishtimin e thellë” për vdekjen e saj,  duke kujtuar karrierën 25-vjeçare të aktores, modeles dhe prezantueses.

Si aktore ka qenë pjesë e kasteve dhe shfaqjeve të ndryshme humoristike, në televizion ka pasur pjesëmarrje të veçanta në telenovela seriale si ‘El Capo’ dhe ‘Ciega a Citas’. Po ashtu ka interpretuar në filmin e saj të parë në vitin 2015, ‘Loca ella, loco yo’.

Ajo ishte gjithashtu një paneliste e ‘Fox for Everyone’, një program që përziente botën e futbollit dhe argëtimit. Problemet shëndetësore të Luna filluan në vitin 2014, kur u shtrua në spital për gurët në veshka, problem i një ndërhyrjeje për zmadhimin e të pasmeve, në të cilat u aplikua metakrilat, një përbërës plastik që përdoret në mjekësi për prodhimin e kockave dhe protezave dentare, materiali i të cilit hyn në gjak e rrjedh bashkë me të.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF