
Publiku shqiptar e njeh ne rolin e Zejnepit në serialin “Kuzey Guney” dhe si Sulltanesha Nurbanu në serialin historik “Sulltani i madhërishëm”: Aktorja turke Merve Bolugur eshte mjaft e vleresuar ne ekran. Por ne jeten private, 35 vjecarja duket se nuk po kalon një periudhë aspak të mirë.
Nëntorin e vitit të kaluar, Bolugur lidhi kurore me Mert Aydin. Dukej e lumtur, por martesa e tyre u shemb pas vetëm 44 ditësh.
Ky ishte divorci i dyte per te, dhe me shume gjase, e ka prekur se tepermi. Pas ndarjes, aktorja është shfaqur e transformuar në fotot e fundit në Instagram. Ajo thuajse nuk njihet teksa fansat janë shprehur të shqetësuar për gjendjen e Merves.
Sipas tyre, gjendja e aktores mund te jete realisht pasojë e divorceve pasi përpara Mertit, ajo ka qenë e martuar edhe me Murat Dalkiliç, me të cilin thuhet se u nda për arsye tradhtie. Merve eshte terhequr nga bota e kinemase, e nuk po shfaqet me ne seriale apo filma.
E konsideruar dikur si një ndër fytyrat më të bukura në Turqi, pamja e saj tani duket e tjetersuar.



NASA zbulon një krater të ri në Hënë!












Horoskopi ditor, e premte 1 shtator 2023




