Dea Michelle arriti të kthehej në njërën prej 4 finalistëve të ‘Big Brother VIP’. Por ajo përgjatë programit ndau vazhdimisht me publikun vështirësitë e saj kundrejt paragjykimeve, edhe së fundmi, në një nga postimet në Instagram, ajo ka vendosur të shkruaj lidhur me mizogjininë dhe standardet e dyfishta gjinore.
Reagimi i plotë:
Eshte e cuditshme sesi qe nga 1400 vazhdojme t’i quajme grate e forta, kerkuese, te vendosura, ‘shtriga’. Sikur mundesia e nje gruaje per te arritur qellimet e saj te krijohej vetem nese ndihmohej nga e mbinatyrshmja. Duhet te kesh bere nje pakt me djallin, se s’mund te jesh kaq e pathyeshme. Nje mashkull perballe teje mund te gaboje, po ska gje se eshte i mire nese e njeh ose i falet se ishte nervoz, ndersa kur nje grua gabon eshte k*rve, shtrige, e lige. Je perballe burrave qe tradhetojne, dhunojnë, kercenojne por ata ‘thjesht kane bere nje gabim njerëzor. Nderkohe ti si grua shkon ne ferr se ke nje mendim tendin ose se ke krehur floket keq 1 dite.
Ndjej qe gjate gjithe karrieres time gabimet e mia jane pare me lupe, ndersa arritjet e mia jane pickuar per tu shperbere deri ne asgje, nga duar maniakesh qe s’duan te pranojne qe nje vajze ‘bionde’ mund te krijoje dicka. Per 9 vite zgjohem cdo dite dhe punoj, shume. E kam bere cdo gje vete, cdo dite te jetes time. vetëm. Cfare kam degjuar ka qene, jo ka babin’, dyshohet per nje lidhje.
Eshte gjithmone nje mashkull imagjinar. Dhe vertet eshte gjithmone nje mashkull per te te prishur pune. Nje mashkull qe te merr punen ose ja jep vendin e punes asaj me te cilen ben seks, nje mashkull qe futet mik per te vene gruan ne vendin e punes qe meritoje ti, nje mashkull qe gjithsesi nuk gjykohet kurre. Ju se imagjinoni dot sa here kam qare ne dhomen time sepse s’kam marre ate qe meritoja, prej nje burri. Ne te vertet, kushdo qe me ka ndihmuar ne jeten time ka qene grua, rralle here nje burre me ka hapur rruge.
Jam lodhur duke pare vajza shume te forta qe e zvogelojne veten per tu pershtatur dhe per tu pelqyer. Dhe une lodhem dhe them per cfare po e bej kete? Dua qe nje dite te zgjohem burre Kerkoj shume. Dua shume dhe dua ta arrij te gjithen vete. Kam me shume b*le se ca burra qe kam njohur dhe mbase po te isha burre do me lavderonin per kete. Por jam vajze, jam e pacipe, ‘si guxoi ajo shtriga’.
Pastaj kujtohem, ka vajza te tjera si une. Si une kur isha 18 vjec dhe fillova dhe s’dija ku po shkoja me jeten time. Kisha vetem 1 enderr dhe cdo njeri kunder. Si une qe s’bej dat kompromise Si une qe s’behem dot hija e nje burri per te ecur para. Si une qe kam degjuar cdo lloj ofendimi te ndyre dhe vazhdoj me veten, sepse eshte e vetmja gje qe kam qe me ka mbajtur, qe me ka ndihmuar te eci para.
Si une qe qaj shume po nuk injoroj asnje pike loti. Si une qe me duket se duhet te punoj 10 here me shume per te arritur dicka te thjeshte. Si une qe skam bere akoma as cerekun e asaj qe enderroj. Por qe ne fund arrij ta llastoj veten. Si une qe krijoj mundesi per veten me shume se cdo bente ndonjehere ndonje burre per mua. Si une qe skam nevoje per asnje. Si une qe ne fund te dites jam perseri e bukur. Se keshtu vendos une. Sepse une jam e lire, e pathyeshme, krijuese, shtrige.