KreuStil Jetese

Princi Harry dhe Meghan Markle shijojnë koncertin e Beyoncé!

Princi Harry dhe Meghan Markle shijojnë koncertin e Beyoncé!

Princi Harry dhe Meghan Markle morën pjesë në një shfaqje të “Renaissance World Tour” të Beyoncé në stadiumin SoFi në Kaliforni të premten mbrëma. Në një foto të shpërndarë në Twitter, Duka dhe Dukesha e Sussex duket se e kanë shijuar koncertin nga një zonë private.

Meghan Markle and Prince Harry at the Renaissance World Tour night 1 in Inglewood! ? pic.twitter.com/xHLhBDoJZL

Markle, e cila qëndronte në rresht pas nënës së saj, Doria Ragland, ndoqi kërkesën e ditëlindjes së këngëtares së “Cuff It” për fansat e saj që të vishnin ngjyrë të argjendtë në shfaqje. Harry gjithashtu mbante veshur një xhaketë sportive argjendi mbi një këmishë gri dhe një palë pantallona me ngjyra të çelura.

Kjo nuk është hera e parë që Harry, 38 vjeç dhe Markle, 42 vjeçe, takohen me këngëtaren e “BREAK MY SOUL”. Sussex-ët patën një bisedë të këndshme me Beyoncé dhe bashkëshortin e saj, Jay-Z, në premierën e “The Lion King” në Londër në verën e vitit 2019 ndërsa u takuan për herë të parë.

Gjatë bisedës, Beyonce, 41 vjeçe, e quajti Markle “princesha ime”, teksa u përqafuan dhe biseduan për fëmijët e tyre.

Dy vjet më vonë, Beyoncé lavdëroi publikisht Markle për guximin pas intervistës së saj me Oprah Winfrey, gjatë së cilës ish-ylli i “Suits” foli për përvojën e saj raciste me familjen mbretërore.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF