
Ky ishte një vit në rënie për shumë nga 2,640 miliarderët e planetit – duke përfshirë ata që janë në krye. 25 njerëzit më të pasur në botë kanë një vlerë kolektive prej 2.1 trilion dollarësh, sipas listës së miliarderëve në botë të Forbes, duke zbritur një total prej 200 miliardë dollarësh nga 2.3 trilion dollarë në 2022.
“Forbes” ka publikuar listën e personave më të pasur në botë, të cilët sipas saj gjithashtu kanë një ndikim shumë të madh në ekonomi. Lista që përfshin në total 2640 persona udhëhiqet nga CEO i Teslës, Elon Musk.
Musk është personi më i pasur në botë, një pozicion që ai e mbajti edhe për pjesën më të madhe të vitit 2022.
Më poshtë janë 10 njerëzit më të pasur në botë që nga 1 shtatori 2023, sipas Forbes, të cilët janë të gjithë burra.
1. Elon Musk – Pasuria: 248,8 miliardë $ -Mosha: 52 vjeç – Burimi: Tesla, SpaceX – Shteti: SHBA
2. Bernard Arnault – Pasuria: 208 miliardë $ – Mosha: 74 vjeç – Burimi: LVMH – Shteti: Francë
3. Jeff Bezos – Pasuria: 160,9 miliardë $ – Mosha: 59 vjeç – Burimi: Amazon. Shteti: SHBA
4. Larry Ellison – Pasuria: 152,3 miliardë $ – Mosha: 79 vjeç – Burimi: Oracle – Shteti: SHBA
5. Warren Buffett – Pasuria: 121,1 miliardë $ – Mosha: 93 vjeç – Burimi: Berkshire Hathaway – Shteti: SHBA
6. Bill Gates – Pasuria: 115,1 miliardë $ – Mosha: 67 vjeç – Burimi: Microsoft – Shteti: SHBA
7. Larry Page – Pasuria: 114,6 miliardë $ – Mosha: 50 vjeç – Burimi: Google – Shteti: SHBA
8. Sergey Brin – 108,8 miliardë $ – Mosha: 50 vjeç – Burimi: Google – Shteti: SHBA
9. Mark Zuckerberg – Pasuria: 105,2 miliardë $ – Mosha: 39 vjeç -Burimi: Facebook – Shteti: SHBA
10. Steve Ballmer – Pasuria: 101 miliardë $ – Mosha: 67 vjeç – Burimi: Microsoft – Shteti: SHBA












Horoskopi ditor, e shtunë 2 shtator 2023





NASA zbulon një krater të ri në Hënë!


