
Princi Harry dhe Meghan Markle janë parë duke kërcyer mes publikut në natën e parë të turit të Beyonces, Renaissance, në Kaliforni. Duka dhe Dukesha e Sussex ishin mes mijërave personave të mbledhur në stadiumin SoFi në Los Anxhelos teksa artisja lansonte turneun e saj botëror.
Dyshja u panë në një lozhë private së bashku me nënën e Meghanit, Doria Ragland. Për Meghanin kjo ishte dhe një tjetër mënyrë për të kremtuar ditëlindjen e 67-të të nënës së saj, Doria, dhe duket se po kënaqej pa masë. Ashtu si dhe anëtarë të tjerë të grupit, ajo ishte veshur në ngjyrë argjendi për ti’u përshtatur kërkesës së këngëtares që fansat e saj të mbanin këtë ngjyrë në shoë-n e saj. Meghan e kishte kombinuar fundin me temina me një kanotjere të bardhë, dhe dukej mjaft bukur!
Ky moment “clirimi” për The Sussex, vjen përpara një jave të ngarkuar gjatë të cilës Harry do të udhëtojë në Londër për një ngjarje bamirësie në prag të përvjetorit të parë të vdekjes së gjyshes së tij, Mbretëreshës Elizabeth II, përpara se të shkonte në Dusseldorf në Gjermani për fillimi i Lojërave Invictus.
Në fillim të kësaj jave çifti publikoi serialin e tyre të fundit në Netflix, Heart of Invictus, i cili paraqiste atletët që përgatiteshin për edicionin e vitit të kaluar të lojërave dhe pa Harry-n të hapej me publikun për betejat e tij të shëndetit mendor pas kthimit nga detyra ushtarake në Afganistan.








Horoskopi ditor, e shtunë 2 shtator 2023





NASA zbulon një krater të ri në Hënë!






