KreuStil Jetese

Florian Marku mund kundërshtarin brenda 54 sekondash!

Florian Marku mund kundërshtarin brenda 54 sekondash!

Florian Marku mund kundërshtarin Dyaln Morann në ndeshjen e boksit të zhvilluar një vit pasi pësoi dëmtimin në ‘Air Albania’. ‘The Albanian King’, siç Marku njihet në Angli, ka mbyllur ndeshjen vetëm pas 54 sekondash duke hedhur nokaut irlandezin.

Marku, në sekondat e para goditi fort kundërshtarin, duke bërë që arbitri të mbyllë sfidën më shpejt se ç’ishte parashikuar. Një triumf i arritur me Knock Out teknik dhe me shumë meritë.

Edhe pse e kishte kërcënuar në rrjetet sociale, irlandezi i cili mbështet nga McGregor nuk i ka mbijetuar serisë së grushteve të shqiptarit asnjë raund.

Pas përfundimit të ndeshjes, Marku ka folur për mediat duke thënë se ka punuar shumë për këtë rikthim, ndërsa ka pasur një ftesë për boksierët më të mirë britanikë që të pranojnë një ndeshje me të.

“Kam punuar kaq shumë për këtë rikthim. Unë dua ndeshje të mëdha. Boksierët nuk duan të ndeshen me mua” – Tha ai. Më pas, shtoi: “Më jepni një boksier të fortë dhe do shikoni çfarë do ju dhuroj”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF