Ishin përfolur disa emra për drejtimin e “Perputhen”, por tashmë është vendosur që moderimi i emisionit të dashurisë në këtë sezon të ri t`i besohet Megi Pojanit.
Megi e pohoi dhe vetë këtë gjë, duke shtuar me bindje se sezon nën drejtimin e saj do të jetë “zjarr”. “Isha në mes të stërvitjes me forcat speciale dhe u fsheha pas një kaçubeje vetëm për t’ju thënë që lajmi është i vërtetë. I repeat-lajmi është i vërtetë, duhet të shkoj tani. Gotta go! Zbrazni karikatoret e puçjeveeee,”-tha ajo e kontaktuar nga Top Channel.
Një lajm i mirë ky padyshim për ndjekësit e saj, ndërsa nuk ka munguar dhe një reagim i së motrës, i cili mbërriti përmes rrjeteve sociale në formën e një shakaje.
“Sa do të mërzitet mami, se Megi u bë viti i 2-të qe e shyn PHD për aerospace engineering në M.I.T, taksirat mama. Ajo duhet të shpëtoj Përputhen”, ka shkruar Marsela.
Megi vjen në “Për’puthen’ pas eksperiencës në prezantimin e “Big Brother Vip Fan Club”, ku spikati për spontanitetin e saj.