Ky sezon veror solli nje boom te jashtezakonshem turistesh ne Shqiperi. Mes tyre, ishin te shumte edhe shtetasit portugeze qe vendosen te vizitojne vendin tone. Nder ta, edhe regjisorja portugeze Inês Gutierrez dhe bashkëshorti i saj João Montez të cilët të mahnitur nga vendi ynë, shpërndanë në rrjete sociale të gjithë udhëtimin e tyre.
Megjithatë, jo të gjithë kanë mbetur të kënaqur, kjo pasi influenceri portugez Ricardo Martins Pereira, ka një tjetër shqetesim. Ai ka pohuar në Instagram ku ndiqet nga mbi 100 mijë persona, se në Shqipëri nuk po gjen dot asnjë femër të bukur.
“Shqipëri: Dita e 5-të. Zero vajza nga ato që një person i shikon dhe thotë: Uau! Çfarë vajzë e bukur”, ka shkruar ai duke vijuar “se megjithatë nuk e ka humbur ende shpresen”.
Ricardo nuk ka ngurruar të komplimentojë femrat portugeze: “Sa më shumë që udhëtoj nëpër botë, aq më shumë jam e sigurt se femrat portugeze janë nga më të bukurat në botë”.
Gjithsesi, përveç kësaj ankese të pazakontë, ai nuk i ka kursyer lëvdatat për bukuritë natyrore të vendit tonë, duke dokumentuar udhëtimin për ndjekësit e tij.