Surprizat e “Dancing With the Stars” në edicionin e ri të programit, duket se është përfshire edhe një deputet shqiptar. Saimir Korreshi flitet se është ligjvënësi i gatshëm t`i largohet kostumit të politikanit, për t`iu “dorëzuar” një eksperiencë në ekran, krejt të re për të.
Korreshi i ka thënë “Po” ofertës se Top Channel për t’u bërë pjesë e edicionit të dytë të spektaklit të kërcimit “Dancing With the Stars”, shkruan Vip Magazine.
Emisioni, drejtimi te cilit do t`i besohet serish Bora Zemanit, pritet të nisë muajin e ardhshëm dhe disa nga emrat që janë përfolur deri tani për t’u bërë pjesë e tij janë Sarah Berisha, Sara Karaj, Efi Dhedhes, Enxhi Nasufi si dhe Eni Shehu.
Vitin e kaluar fituese e spekaklit të kërcimit u shpall Sara Hoxha e cila vallëzoi nën shoqërinë e balerinit Luixhino Hala.