Duket si një njeri i qetë, që preferon përgjithësisht t`i shmangë polemikat, por këtë radhë Sara Hoxha nuk ia doli dot. Partnerja e Ledri Vulës, ndau në rrjetin social “Instagram” disa foto nga pushimet e fundit dhe ndjekësit shpërthyen në komente negative ndaj saj.
Arsyeja ishte fotoja ku shihej duke ekspozuar të pasmet, ku shfaqet me bikini duke ngritur pantallonat. Shumë komentues nuk e pritën mirë, dhe e cilësuan si një përpjekje të dëshpëruar për vëmendje.
”Pse e bën veten të keqe kur je e mirë”, “E morëm vesh që je bo e famshme me b..thë. Nuk je e vetmja”, “Turp me këto foto”, ishin disa nga komentet. Sara vetë nuk i është përgjigjur asnjërit prej tyre.
Ky reagim i fortë në rrjet vjen në një kohë kur ende vazhdon jehona e përplasjes virtuale të saj me Dafina Zeqirin, që nisi për një varg kënge, të ngjashëm me këngën e Ledrit.