
Kanye West dhe bashkëshorten e tij Bianca Censori po hetohen nga policia italiane, pasi u fotografuan disa ditë më parë në një varkë në Venecia në një pozicion që u konsiderua si ‘seks oral’.
Të shumta ishin reagimet në mediat botërore pasi reperi u pa me pantallonat të ulura dhe Bianca kishte kokën mbështetur në prehrin e tij. Tashmë Kanye, 46 vjeç, dhe Bianca, 28 vjeçe, janë nën hetim, pasi policia e Venecias ka identifikuar shoferin e varkës dhe do ta marrin në pyetje, për të mësuar më shumë se çka ndodhur dhe më pas të vendoset masa administrative ndaj tyre.
“Ka standarde të rregullit publik që duhet të ndiqen nga turistët dhe vendasit dhe çdo shkelje ndëshkohet ashpër. Fotot e West me pantallonat e tij të ulura ndërsa ishte në një varkë, teksa ai dhe partneri i tij kalonin lagunën, u panë në të gjithë globin. Mund të shihje qartë se pantallonat e tij ishin gjysmë të ulura dhe ne kemi marrë ankesa nga njerëz që e kanë parë.
Tani kemi identifikuar shoferin e varkës dhe do ta pyesim edhe atë se çfarë ka parë. Pamjet tregojnë qartë çiftin në një gjendje intimiteti dhe nëse prokurori vendas vendos të ngrejë akuzë atëherë ne do ta njoftojmë çiftin, me shumë mundësi përmes ambasadave përkatëse. Vepra që hetohet është vepër në kundërshtim me mirësjelljen publike, e cila dënohet me sanksion administrativ”, tha një burim i policisë për mediat.
Komisionerja e sigurisë publike e Venecias, Elisabetta Pesce, tha gjithashtu se fotografitë virale të çiftit tregojnë një “mungesë respekti” ndaj qytetit.

Horoskopi ditor, e mërkurë 6 shtator 2023




Hyrja në Venecia, me pagesë nga viti i ardhshëm!

Emina Cunmulaj: “Fëmijëve do t`u mësoj shqip”!



Fotot në rrjet, si dukej Grida Duma nuse!








Horoskopi ditor, e diel 3 shtator 2023


Horoskopi për muajin Shtator
