KreuStil Jetese

Shtatori, muaji i emocioneve të mëdha! VIP-at ndajnë foto e urime për fëmijët me nisjen e shkollës!

Shtatori, muaji i emocioneve të mëdha! VIP-at ndajnë foto e urime

Shtatori është një muaj i veçantë për të gjithë fëmijët, pasi nis një vit i ri shkollor. Por më i veçantë sigurisht mbetet për të gjithë ata që nisin shkollën për herë të parë. Emocionet janë të mëdha jo vetëm për vogëlushët e vegjël që për herë të parë ulen në bankat e dijes, por edhe për prindërit të cilët shoqërojnë të shtrenjtit e tyre në shkollë.

Çdo vit shtatori shoqërohet me foto përpara oborrit të shkollës, duket se tashmë është kthyer në një traditë të bukur, e cila me kohën e digjitalizimit këto imazhe publikohen edhe në rrjetet sociale.

Së fundmi Chiara Ferragni ka ndarë disa fotografi shumë të bukura, ku shihet që së bashku me bashkëshortin e saj Fedez, kanë shoqëruar të vegjlit e tyre, djalin Leon në ditën e parë të shkollës fillore dhe Vitton në parashkollor.

“Dita e parë e Leos në shkollën fillore dhe dita e parë e Vittos në parashkollor. Ishte një mëngjes emocionues”, ka shkruar blogerja përkrah postimit të saj.

A post shared by Chiara Ferragni ✨ (@chiaraferragni)

Një postim tjetër mjaft i bukur erdhi dhe nga Amarda Toska, e cila krah momenteve të memorizuara, ka shkruar, “Zemra plot kur ju shoh të rriteni …❤️❤️ Suksese të gjithë fëmijëve që fillojnë sot udhëtimin e bukur në kopshte e shkolla!”.

A post shared by Amarda Toska (@amardatoska)

Edhe Bieta Sulo ka bërë një dedikim për të birin në rrjetin e saj social Instagram. “Ka disa data në vit, që më shumë se sa ato të ditëlindjeve apo të mbarimit të një viti kalendarik, të bëjnë të kuptosh që koha ka fluturuar, fëmijët po rriten dhe pashmangërisht sytë e tu ?
Por, kështu lotësh paçim, lot gëzimi ? Suksese për të gjithë fëmijët dhe mësuesit që sot nisin një vit të ri shkollor ??”, ka shkruar moderatorja.

A post shared by Bieta Sulo (@bietasulo)

Modelja e mirënjohur Emina Cunmulaj ka ndarë dy foto në Instastory me djalin e saj i cili ka nisur kopshtin.

Në këtë ditë të rëndësishme edhe ish-çiftet që kanë vendosur që rrugëtimin e tyre në jetë ta vazhdojnë të ndarë, të bashkohen për fëmijët e tyre. Kështu ka ndodhur me reperin Majk dhe ish-partneren e tij Majlinda Zeka. “Urime dita e parë e këtij rrugëtimi shkollor. Të priftë e mbara e gjithë të mirat në jetë. Të don babi”, ka shkruar ajo krah fotos.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF