Georgina Rodriguez shkëlqen padyshim në çdo shfaqje të saj në publik. Ajo di se si të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve, teksa merr pjesë në evente të ndryshme, qoftë në shoqërinë e partnerit të saj, futbollistit Cristiano Ronaldo, qoftë kur është vetëm.
Së fundmi ajo ka marrë pjesë në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit të Venecias. E veshur me një fustan të kuq, Georgina duket më sensuale se kurrë.
Në duar Georgina mban dorashka të bardha të gjata, material atllasi, ndërkohë që ajo që bije në sy janë edhe bizhutë që influencerja ka zgjedhur. Varësja, byzylyku dhe unaza janë pjesë e koleksionit të “Pasquale Bruni”, partner i kompanisë “Gjikondi”.
Argjendari “Gjikondi” ka filial edhe në Tiranë, me të cilët revista “Bordo” bashkëpunon prej vitesh. Koleksione ekskluzive kanë qenë pjesë e disa prej kopertinave të “Bordo”, ku do të përmendim ‘fotoshoting’ e realizuar me modelen Ina Dajçi.
Zgjedhja e këtyre bizhuve edhe nga vetë Georgina Rodriguez, nuk është gjë tjetër thjesht konfirmim i cilësisë së padiskutueshme të koleksioneve të buzhuve që “Gjikondi” ka.