KreuStil Jetese

Joe Jonas kërkon divorc nga Sophie Turner pas 4 vitesh martesë!

Joe Jonas kërkon divorc nga Sophie Turner pas 4 vitesh martesë!

Këngëtari Jonas Brothers, 34 vjeç, ka paraqitur dokumentet për divorc nga aktorja 27 vjeçe Sophie Turner të martën në Miami. Në deklaratë thuhet se “martesa midis palëve është prishur në mënyrë të pakthyeshme”.

Muzikanti dhe ish-ylli i “Game of Thrones” u martuan në vitin 2019 pas gati tre vitesh lidhje. Ata kanë dy fëmijë së bashku: Willa, 3 vjeçe, dhe një vajzë të dytë, të identifikuar në dokumentet e divorcit si D., 14-muajshe.

Në lidhje me kujdestarinë e vajzave të tyre, në dokumente thuhet se “është në interesin më të mirë të fëmijëve të mitur që palët të kenë të përbashkët përgjegjësinë prindërore”.

Çifti u lidh për herë të parë pasi folën së bashku në Instagram në vitin 2016. “Ne kishim shumë miq të përbashkët dhe ata po përpiqeshin të na prezantonin për një kohë të gjatë”, tha Turner për Harper’s Bazaar UK në vitin 2019.

“Ne filluam të ndjekim njëri-tjetrin në Instagram dhe ai më dërgoi direkt një mesazh ku më uronte një ditë të bukur”, shtoi ajo më tutje.

Në tetor 2017, rreth një vit pasi ata filluan të takoheshin, çifti njoftoi se ishin fejuar.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF