
Mes romancës dhe divorcit me ikonën e popit Britney Spears, vëmendja e të gjithëve dashur pa dashur është kthyer te Sam Asghari. Udhëtimi i tyre filloi kur ata u martuan më 9 qershor 2022, duke shënuar fillimin e një martese 14-mujore që përfundoi me kërkesën e Samit për divorc më 17 gusht 2023.
Sam Asghari, i njohur për modelimin, aktrimin dhe përpjekjet e tij në fitnes, mësohet se ka një pasuri me një vlerë neto të vlerësuar në rreth 5 milionë dollarë.
Asghari është pronari dhe themeluesi i “Asghari Fitness”, e cila përfshin programe fitnesi që ofron plane gjithëpërfshirëse stërvitore, udhëzime për vaktet, rekomandime të personalizuara dietike. Me planet që fillojnë nga 9 dollarë në javë, është e qartë se sipërmarrja e fitnesit të Asghari kontribuon ndjeshëm në mirëqenien e tij financiare.
Pavarësisht se nuk dihet se sa klientë ai ka, ndjekja e tij e konsiderueshme në Instagram, plot 3 milionë, tregon se bëhet fjalë për një ‘perandori’ fitnesi, e cila përkthehet në fitime.
Çifti thuhet se nënshkroi një marrëveshje paramartesore që mbron në mënyrë të rreptë pasurinë e vlerësuar prej 60 milionë dollarësh të Britney. Kjo marrëveshje parashikon që Asghari nuk ka të drejtë për asnjë para, që ajo ka fituar para martesës së tyre.
Ndërkohë Britneyt gjatë martesës së tyre të shkurtër pati një marrëveshje prej 15 milionë dollarësh me Simon & Schuster për një libër me kujtime të titulluar “The Woman In Me”. Këngëtarja po ashtu iu rikthye muzikës, duke lëshuar këngë të reja dhe duke nënshkruar marrëveshje të të drejtave themelore në lidhje me muzikën e saj.
Ndërsa ata janë në procedurat e divorcit, mbetet e paqartë nëse Sam ka të drejtë për ndonjë para të fituar nga Britney gjatë martesës së tyre.








Horoskopi ditor, e mërkurë 6 shtator 2023




Hyrja në Venecia, me pagesë nga viti i ardhshëm!

Emina Cunmulaj: “Fëmijëve do t`u mësoj shqip”!



Fotot në rrjet, si dukej Grida Duma nuse!



