Mbi 600 persona kanë humbur jetën pas një tërmeti të fuqishëm që goditi Marokun mbrëmjen e së premtes.
Tërmeti me magnitudë 6,8 ballë e kishte epiqendrën në malet Atlas, pranë qytetit të Marakeshit. Gjithashtu bëhet me dije se lëkundjet u ndjenë rreth orës 23:00 me orën lokale.
Sipas raportimeve te mediave vendase numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues deri tani ka arritur në 632 dhe se 329 persona janë lënduar.
Qindra banorë të frikësuar të Marakeshit e kaluan natën jashtë. Mediat vendase raportojnë se ka ende shumë njerëz të bllokuar nën rrënoja, ndërsa spitalet kanë kaluar një fluks njerëzish pasi ka qenë i lartë numri i atyre që kanë shkuar për të marrë mjekim.
Stil Jetese
Horoskopi ditor, e shtunë 9 shtator 2023
Stil Jetese
10 çanta për t’u vendosur çdo ditë këtë sezon!
Stil Jetese