KreuStil Jetese

Ky është parfumi që Hailey Bieber përdor çdo ditë!

Ky është parfumi që Hailey Bieber përdor çdo

Zgjedhja e një parfumi është një çështje thjesht personale dhe kërkon që ju të investoni shumë kohë për të gjetur atë që ju pëlqen dhe përputhet me ph-në e lëkurës suaj.

Megjithatë, ndonjëherë ju ndihmon të keni disa aroma në mendje përpara se të dilni në dyqane, kështu që ju e dini se ku të filloni kërkimin tuaj për të gjetur parfumin e duhur, pavarësisht nëse është ndër më të shiturit apo i preferuar nga gratë e tjera.

Parfumi i mëposhtëm i përket kategorisë së dytë, pasi është i preferuari i Hailey Bieber.

“Pas dushit, unë gjithmonë aplikoj një vaj trupi dhe më pas spërkas me Vanille Eau de Parfum nga Laura Mercier. E adhuroj aromën e vaniljes”, zbuloi ajo në një intervistë për revistën “Glamour”.

Vanille Eau De Parfum nga Laura Mercier është një aromë klasike franceze e vaniljes. Një përzierje e orkidës, vaniljes, myshkut të vaniljes, drurit të sandalit dhe qelibarit, me të cilat krijohet një aromë e pasur, magjepsëse.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF