
Nga “Love Story”, tek “Big Brother VIP”, dhe së fundi planet për të qenë në vijimësi pjesë e televizionit, Kristi Dragot duket se “po ia ndjen lezetin” televizioneve shqiptare.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, Kristi konfirmoi se është në një lidhje të re, pa dhënë shume detaje sidoqoftë për vajzën që i ka rrëmbyer zemrën.
Nisur nga planet për një program në TV, Kristi iu ka drejtuar një pyetje ndjekësve të tij, ku ka shkruar: “Jam kurioz, emisioni ideal për mua do ishte…”
Pavarësisht se ka patur përgjigje pafund, ajo që i ka bërë përshtypje ndjekësve është fakti se kristi ka prekur një temë mjaft të nxehtë, atë të ndërhyrjeve kozmetike. Dikush nga ndjekësit ka përmendur programin “Doktor Plastik” dhe Kristi ka publikuar një foto për t’ju përgjigjur ndjekësit të tij, ku shkruan: “Do kisha shumë punë”.
Në foton që ai ka publikuar shihet personazhet e njohur si Megi Pojani, Dafina Zeqiri, Dhurata Dora dhe Loredana, cka u interpretua si një lloj sulmi publik.







Tërmet shkatërrues në Marok: Mbi 600 viktima!

Horoskopi ditor, e shtunë 9 shtator 2023











10 çanta për t’u vendosur çdo ditë këtë sezon!
