KreuStil Jetese

FOTO/ Brenda shtëpisë së re (9.1 milionë dollarëshe) të Gisele Bündchen!

FOTO/ Brenda shtëpisë së re (9.1 milionë dollarëshe)

Pas divorcit nga Tom Brady në vitin 2022, Gisele Bundchen e ka parë emrin e saj në media më së shumti për daljet e saj romantike, megjithatë së fundmi ajo po përflitet për blerjen e një rezidence të re super luksoze.

Kur çifti ishte ende bashkë, ata ishin në procesin e ndërtimit të një shtëpie të madhe familjare në jug të Floridës, megjithatë ata u ndanë përpara se të përfundonte ndërtimi. Së fundmi në një lëvizje disi befasuese, Gisele Bundchen do të zhvendoset në Florida dhe do të jetojë atje për gjysmën e vitit.

Kjo do ta vendosë atë në afërsi të ish-bashkëshortit të saj, Brady, i cili jeton tashmë në shtëpinë që po ndërtohej për ta. Pavarësisht presionit financiar që u vu si rezultat i kolapsit të FTX, Gisele Bundchen ka qenë në gjendje të gjejë fondet për të blerë një shtëpi të shtrenjtë.

Sipas një raporti, Bundchen ka shpenzuar rreth 9.1 milionë dollarë për një shtëpi të re për veten dhe fëmijët e saj.

“Supermodelja braziliane ka paguar 9.1 milionë dollarë për një rezidencë në Florida të Jugut. Prona ndodhet në rreth 7.5 hektarë”, raportoi Wall Street Journal.

Kujtojmë që kanë kaluar një vit që kur Gisele vendosi të ndahet nga Brady dhe tani ajo po kërkon të riorganizojë jetën e saj, duke u siguruar dhe se çfarë është më e mira për fëmijët e saj.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF