KreuStil Jetese

Ndërron jetë në çerdhe 2-vjeçari; policia zbulon detajet!

Ndërron jetë në çerdhe 2-vjeçari; policia zbulon

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në qytetin e Burrelit, ku një 2-vjeçar ka humbur jetën pasi prindërit e kishin çuar në çerdhe.

I mituri ka shfaqur probleme në çerdhe dhe është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mbijetuar. Burimet thonë se fëmija ka lindur me defekt interatrial që ndryshe njihet si “vrimë në zemër”.

Ndërkohë këtë të hënë fëmija ka patur komplikacione për shkak se ishte prekur nga viroza e temperaturë të lartë.

Mat/informacion paraprak

Një fëmijë i mitur i moshës 2 vjeç, në ambientet e çerdhes nr 2, në Burrel ku ishte dërguar nga prindërit ka shfaqur probleme shëndetësore dhe menjëherë është dërguar nga dy edukatore në urgjencën e spitalit të Burrelit.

Por i mituri nuk ka mundur të shpëtojë e për pasojë ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF