
Janë të shumtë personazhet që kanë bërë ndërhyrje estetike, por të pakta ato që e pranojnë publikisht. Së fundmi Poni jo vetëm që ka pranuar ndërhyrjet që ka bërë, por edhe ka dhënë një mesazh shumë të vlefshëm për të gjitha vajzat.
Poni si fillim thekson se hundën nuk e ka bërë operacion dhe për ta vërtetuar këtë, ajo ka publikuar një foto të saj 18 vjeçe, një foto të djalit 10 vjeç dhe gjithashtu një foto të babait të saj, ku ngjashmëria është e dukshme. Ndërkohë ajo pranon që ka bërë buzët dhe vetullat, por shprehet se vajzat duhet të mendohen mirë para se të bëjnë ndryshime në fytyrë, pasi sikurse ka ndodhur me të, mund të pendohen.
“Foto 1 unë 18 vjeç maturë. Foto 2 im bir 10 vjeç ( përpara dy vjetësh ). Kur më pyesin ku e ke bërë hundën, dëshmi në foton e vjetër, që e kemi bio. Njeriu dhe gabon një herë në jetë si unë me vetullat dhe volumin e buzës, por kur e pash që nuk më shkonin u mundova t’i kthej si dikur, por kuptohet, si t’i ka bërë nëna dhe krijuesi ato nuk rikthehen plotësisht.
Gjithsesi ky status të shërbejë për gjithë vajzat e reja, të mendojnë shumë mirë ndryshimet në fytyrë dhe të jenë të sigurta, kur duan të bëjnë një ndryshim në pamjen e tyre. Jo sepse është trend, moda ikën dhe vjen. Kurse tiparet janë ato që kemi trashëguar dhe trashëgojmë te fëmijët tanë. Tre gjenerata 1)2)3”, shkruan Poni.








Horoskopi ditor, e hënë 11 shtator 2023




Horoskopi ditor, e diel 10 shtator 2023







