Chris Evans i ka dhënë fund beqarisë gjatë fundjavës. Ylli i “Captain America” dhe partnerja e tij 26-vjeçarja Alba Baptista i thanë “Po” njëri-tjetrit në një ceremonni private, e cila u zhvillua në Massachusetts në shtëpinë e tyre në zonën e Bostonit.
Një person i brendshëm konfirmoi se dasma ishte aq private, sa të ftuarve iu morën edhe telefonat. Evans, 42 vjeç dhe Baptista, 26 vjeçe, ftuan familjen dhe miqtë e tyre më të afërt për të festuar me ta në një ceremoni të bukur.
Lista e të ftuarve përfshinte gjithashtu disa nga bashkë-yjet e aktorit në Marvel, duke përfshirë Robert Downey Jr., Chris Hemsëorth dhe Jeremy Renner.
Thashethemet për romancën e tyre nisën në nëntor 2022, kur një burim i tha “People” se dyshja ishin në lidhje për “më shumë se një vit”. “Ata janë të dashuruar dhe Chris nuk ka qenë kurrë më i lumtur”, tha burimi i brendshëm, duke e quajtur tashmë marrëdhënien e tyre “serioze” në atë kohë. “Familja dhe miqtë e tij të gjithë e adhurojnë atë”.
Vetëm disa orë pasi u publikua lajmi, Chris Evans dhe partnerja e tij u panë të kapur për dore gjatë një shëtitje në Central Park. Ndërsa dihet pak për marrëdhënien e çiftit, Evans me krenari ka shfaqur dashurinë e tij për Baptista në rrjetet sociale.