
Luiz Ejlli vijon që të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 2”. Gjatë gjithë kësaj periudhe, këngëtari ka qenë i angazhuar me projekte dhe koncerte të shumta.
Angazhimet e tij Luizi i ka ndarë edhe me ndjekësit e tij në Instagram, ku numëron mbi 600 mijë ndjekës. Së fundmi në mediat sociale po qarkullon lajmi se ai ka hequr disa nga miq e tij, mes tyre Arbana Osmanin dhe partnerin e saj Eduart Grishaj.
Nuk dihet arsyeja e këtij vendimi pasi në dukje, ata gëzonin një miqësi të mirë me njëri-tjetrin. Madje veç dëshirës që Luizi here pas here shprehte gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshme për të qenë pjesë e stafit të BBV 3, një gjë e tillë iu premtua edhe në finalen e madhe.
Kujtojmë që për një marrëdhënie të mirë mes Eduartit dhe Luizit u fol gjatë gjithë edicionit të dytë të BBV, ku shpesh thuhej se këngëtarin e favorizonte regjisori, duke qenë se ishin nga i njëjti vend.
Por me sa duket marrëdhënia mes fituesit të “BBV2” dhe çiftit Arbana-Eduart ka pësuar krisje. Mbetet për t’u parë arsyeja..










Horoskopi ditor, e hënë 11 shtator 2023




Horoskopi ditor, e diel 10 shtator 2023





