KreuStil Jetese

U zgjodh nga Rita Ora në “The Voice of Australia”; Flet 16-vjeçarja: S’e prisja të më fliste shqip

U zgjodh nga Rita Ora në “The Voice of Australia”; Flet

Sihana Haxhnikaj së fundmi u bë virale, pasi teksa konkurronte në “The Voice of Australia” u zgjodh nga Rita Ora, e cila u befasua pasi mësoi se ajo ishte nga Kosova dhe nuk nguroi t’i fliste edhe në gjuhën shqipe.

Teksa po vazhdon garën, Sihana ka rrëfyer këtë të martë në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit” të gjitha emocionet kur Rita u kthye për të.“Nuk e kam pritur që Rita do më flas në shqip se në Australi flitet gjuha anglisht. Po jam shumë e lumtur që më ka folur në shqip në ‘Live TV’ dhe shumë e lumtur që vijmë prej të njëjtin vend.

Gjithmonë e kam dashur Ritën se ka qenë një ‘big idiol’ për mua, por kam qenë e fokusuar për të dhënë një performancë të mirë dhe për të kënduar mirë dhe kur u kthye Rita kam qenë shumë e lumtur sepse ka qenë preferenca ime e parë.

Jam shumë, shumë e lumtur sepse është ‘my coach’. Rita është shumë e hijshme dhe kur e kam parë më është dukur si kukull. Shumë e bukur është”, u shpreh 16-vjeçarja.

Më tej, ajo zbuloi se është marrë me muzikë që në moshë të vogël, “Unë jam marr me muzikë që në moshë të vogël, më ka çuar babi në shkollën e muzikës. Profesorin e muzikës, e kam nga Shqipëria, është Agim Hushi. Mua më pëlqejnë të gjitha, Ava Max, Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha, krejt e kanë muzikën të mirë. Mua më pëlqejnë krejt”.

Kujtojmë që Rita e përgëzoi për performancën dhe vokalin e jashtëzakonshëm 16-vjeçaren shqiptare, ndërkohë u shpreh e lumtur që tashmë në ekipin e saj do të jetë një vajzë nga vendi i saj, Kosova.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF