KreuStil Jetese

Ed Sheeran anulon koncertin në minutën e fundit, fansat të zhgënjyer!

Ed Sheeran anulon koncertin në minutën e fundit, fansat të

Ylli i hitit “Shape of you”, Ed Sheeran anuloi koncertin e tij në Las Vegas këtë fundjavë, vetëm disa orë para se të dilte në skenë për shkak të shqetësimeve se dyshemeja mund të shembej.

Fituesi i Grammy dha lajmin me anë të një postimi në rrjetin e tij social Instagram, ku shkruante, “Nuk mund ta besoj që po e shkruaj këtë, por ka pasur disa sfida të hasura gjatë ngarkimit të shfaqjes sonë në Vegas. Është e pamundur të vazhdohet me shfaqjen. Me vjen shume keq. E di që të gjithë kanë udhëtuar për këtë dhe do të doja ta ndryshoja.

Koncerti do të shtyhet për të shtunën më 28 tetor dhe të gjitha biletat e blera do të jenë të vlefshme për atë datë. Më vjen shumë keq”.

Sipas “The Sun”, tjegulla prej gome ishin zhbllokuar duke bërë që dy kulla të larta të rrëshqasin gjatë natës. Pavarësisht përpjekjeve të inxhinierëve për të përforcuar kullat, ato ende po zhvendoseshin duke bërë të nevojshme anulimin e shfaqjes.

Ishin të shumta fansat që shprehën zhgënjimin e tyre me anë të komenteve në rrjetet sociale, duke akuzuar këngëtarin e “Perfect” se i lejonte të prisnin në radhë dhe të piqnin në vapë, e cila ishte mbi 100 gradë.

“Nuk kishte asnjë arsye për të detyruar tifozët të ulen jashtë në 102 gradë pa ujë, pak hije dhe komunikim zero. Shihja fansat teksa dilnin jashtë dhe po vjellnin. E papranueshme. Dhe më pas të kesh mbingarkesë për ujin e vendit është e neveritshme”, shkroi një nga fansat në Instagram.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF