Aktorja e njohur Rudina Dembacaj ka qenë e ftuar së fundmi në “Ftesë në 5” dhe ka folur për emocionet që përjetoi pasi vajza e saj Viktoria hyri në klasën e parë.
Rudina tregoi se bisedoi gjatë më të bijën dhe u kujdes t’i bënte të qartë se duhen shumë sakrifica për të bërë gjëra të bukura.
Ndërkohë në lidhje me stilin e mëmësisë për Viktorian 6-vjeçare dhe 3 fëmijët e Markut, Rudina e cilësoi veten si një mama “crazy”.
“Në fakt mua më thërrasin ‘crazy mama’ se thellë-thellë jam pak e çmendur. Më pëlqen të dal gjatë gjithë kohës nga rutina dhe të ndryshoj atmosferën në shtëpi. S’dua të jemi çdo të diel njësoj. Nëse do ruajmë të njëjtën traditë dhe për të dielat, do të bëheshim shumë të mërzitshëm”, tregoi ajo.
Kujtojmë që Rudina uroi të gjithë fëmijët edhe në rrjetin e saj social Instagram, “Dita e parë, klasa e parë … si ndalen lotët nga emocioni? ??♥️♥️ Suksese drita e syve… suksese te gjithë fëmijeve”.