KreuStil Jetese

Dikur ikonë e pasarelave, Kate Moss zhgënjen në daljen e fundit!

Dikur ikonë e pasarelave, Kate Moss zhgënjen në daljen e fundit!

Kate Moss është një nga supermodelet më të famshem të periudhës së artë të modelingut. Fotot e saj me cigare në dorë bënë bujë dekadat e mëparshme, por rikthimi në të njëjtën situatë tani nuk ka pasur të njëjtin efekt.

Kamera e paparacëve e fiksuan 49-vjeçaren  teksa pinte një cigare jashtë një restoranti të njohur në Mbretërinë e Bashkuar. Pamja e saj pa grim nuk të kujtonte aspak modelen e mrekullueshme të viteve 90`.

  “Një vit më parë, në prezantimin e një marke Wellness, ajo u mburr me një program të ri shëndetësor, duke thënë se “kur fillova të kujdesesha për veten, gjërat filluan të ndryshojnë”, shkruajnë mediat e huaja.

 “Vesi del me shpirtin”, vazhdojnë ato duke kujtuar se vetëm pak javë më parë modelja,  e konsideruar dikur duhanpirësja “më e madhe” që ekziston, qe shprehur se po hiqte dorë nga cigarja dhe ishte parë duke tymosur cigare elektronike.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF