KreuStil Jetese

Josh Duhamel, baba për herë të dytë! Mesazh nga ish-bashkëshortja!

Josh Duhamel, baba për herë të dytë! Mesazh nga

Aktori Josh Duhamel, 50 vjeç, dhe partnerja e tij Audra Mari, 29 vjeçe, zbuluan se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku me anë të një postimi të përbashkët në Instagram.

Përkrah një fotoje, ku Mari shihet që mban foton e ekos në duar, ata shkruajnë, “Baby Duhamel vjen së shpejti ?”. Ky do të jetë fëmija i parë për Mari dhe i dyti për Duhamel, i cili ndan djalin Axl, 10 vjeç, me ish-Fergie.

Pas fejesës së aktorit me Mari, me të cilën u martua vjeshtën e kaluar, një burim i tha PEOPLE në atë kohë se aktori “do më shumë fëmijë dhe kështu që ata ndoshta do të kenë fëmijë së bashku shumë shpejt”.

Vitin e kaluar, një burim i afërt me Mari tha për PEOPLE se ish-Miss World America “do të donte të kishte fëmijë me Josh” dhe tashmë po njihej me Axl. “Josh kalon shumë kohë me djalin e tij”, tha burimi në atë kohë, duke shtuar se ai është “shumë mbrojtës ndaj Axl dhe u desh pak kohë që Audra ta takonte atë”.

Duhamel filloi të takohej me Mari në vitin 2019 pas divorcit të tij nga Fergie. Këngëtarja e “Big Girls Don’t Cry”, 48 vjeçe, bëri kërkesë për divorc në fund të majit 2019, gati dy vjet pasi ajo dhe aktori njoftuan ndarjen e tyre në një deklaratë të përbashkët në shtator 2017.

Ndërkohë në postimin që ata kanë bërë në Instagram, nuk ka munguar edhe urimi nga ish-bashkëshortja e aktorit, “Jam vërtet e lumtur për ju?? Axl mezi pret të bëhet me një vëlla i madh”.

A post shared by Audra Duhamel (@audramari)

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF