Demi Lovato ka treguar se ka tejkaluar lidhjet me burrat shumë më të mëdhenj se ajo, duke shprehur keqardhje që e ka bërë diçka të tillë disa vite më parë. Ylli i “Disney Channel kishte një lidhje me Wilmer Valderrama midis 2010 dhe 2016, dhe kishte me të një diferencë moshe prej 12 vjetësh.
Por tashmë 31-vjeçarja është në lidhje me Jordan Lutes, një muzikant kanadez 32 vjeç, me të cilin e konfirmoi publikisht lidhjen në gusht 2022. “Mund të them me besim se problemet e burrave më të mëdhenj, nuk janë më brenda meje”, tha Lovato për SiriusXM.
“Unë mendoj se ka disa shenja për këtë. Unë jam me një partner që është në moshën time. Shikoj prapa në të kaluarën time të takimeve me burra shumë më të mëdhenj dhe mendoj se ‘kjo është e rëndë’”, ka shtuar ajo.
Lovato gjithashtu foli për marrëdhënien e saj “të shëndetshme” me Lutes, 32 vjeç, “Ka një partneritet atje që është kaq magnetik dhe mënyra se si ne qeshim së bashku, çshtë thjesht pa ndalesë”, shpjegoi ajo.
“Mendoj se nëse mund të gjesh dikë që të bën të ndihesh i sigurt, që të tërheq aq shumë, me të cilin qesh vazhdimisht, kjo është formula e një marrëdhënieje vërtet të shkëlqyer”.
Në vitin 2022, Lovato publikoi ’29’, një këngë që flet për një 29-vjeçar, i cili përfiton nga një grua e re naive. Fansat aluduan se kënga ishte një mesazh për Wilmer Valderrama, me të cilin ishte e lidhur kur ajo ishte 17 vjeçe ndërkohë aktori ishte 29. Edhe pse ajo nuk e konfirmoi asnjëherë nëse kënga kishte të bënte me ish-partnerin e saj, as nuk e mohoi dhe i paralajmëroi gratë për rreziqet e takimeve me burra shumë më të mëdhenj se ajo.
“Nëse je një vajzë e re dhe mendon se është seksi apo argëtuese të takohesh me burra të mëdhenj, nuk është në rregull”, tha ajo në podcastin e saj.