KreuStil Jetese

Kanabis në ballkonin e vilës: Sa vite burg rrezikon Enca!

Kanabis në ballkonin e vilës: Sa vite burg rrezikon Enca!

Lajmi se policia vuri ne pranga këngëtaren Ruenca Haxhia te njohur si Enca, u perhap me shpejtesi ne mediat shqiptare. Enca u arrestua se bashku me partnerin, pasi në ballkonin e banesës i janë konstatuar disa bimë kanabisi.

Këngëtarja para bluve të Tiranës është shprehur se i ka për përdorim vetjak.

Por sa e parashikon ligji dënimin për kultivimin e lëndëve narkotike?

Në Shqipëri kultivimi i bimëve, që shërbejnë ose dihet se shërbejnë për prodhimin dhe nxjerrjen e lëndëve narkotike dhe psikotrope, pa leje dhe autorizim sipas ligjit, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.

Kjo vepër kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

Enca jetonte prej 6 muajsh në vilën në fjalë, e cila ishte në pronësi të saj, kthyer nga jashtë shtetit. Ajo bashkëjetonte me një shtetas të huaj, i cili ishte aty kur policia ndërhyri. I pyetur nga hetuesit ai ka pretenduar se nuk ka pasur asnjë dijeni në lidhje me rrënjët e kanabis sativa, ndërsa nuk është kujdesur asnjëherë për to. Pas marrjes në pyetje i riu është lënë i lirë. Lënda narkotike ishte e varietetit 3 mujor, ndërsa kishte arritur në gjatësi rreth 1 metër dhe ishte gati afër pjekjes.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF