KreuStil Jetese

I yti të bën “gjëmën”: Kush e paska spiunuar Encën në polici!                

I yti të bën “gjëmën”: Kush e paska spiunuar

Arrestimi i Enca Haxhisë nga policia e Tiranës për mbjellje kanabisi në kushtet e shtëpisë, u kthye sot në lajmin e ditës.

Këngëtares iu gjetën 5 vazo me hashash ne verandën e banesës së saj në periferi të Tiranës, saktësisht në Lundër.

Po kush e ka spiunuar Encën në polici? Burime për “Albeu” bëjnë me dije se ka qenë një person nga rrethi i saj i ngushtë që e ka spiunuar në polici, pasi ajo organizon shumë festa private në shtëpinë e saj. Sakaq kujtojmë që pas arrestimit, këngëtarja ka thënë në polici që është përdoruese dhe e ka për përdorim vetjak. Bashkë me të është arrestuar dhe i dashuri i saj.

Gazetari Sokol Bregu reagoi pas ketij arrestimi duke thene se pret qe Enca te dale pas tre ditësh kur të jepet masa e sigurisë ndaj saj.

“Enca është personazh shumë i lakuar kërkon të jetë gjithmonë të jetë në qendër të vëmendjes, kishte kohë që nuk ishte lakuar. Besoj se diku ka qenë në përgjim.

Thjesht shijon si gjithë të tjerët paratë e fituara në këtë lloj forme. Mua më duket një mënyrë, e drejtë e saj. Enca nuk thotë që nuk drogohet, nuk ka ndonjë problem, Enca e përdor drogën. Ajo do përgjigjet për të. 5 vazot mund të prodhojnë edhe 1 kg kanabis. Tani ne do shohim gjyqin.

Enca besoj se do dalë nga burgu pas 3 ditësh kur të shkojë në gjykatë, gjykata do tregohet e kujdesshme e para se është një vajzë.

Ndërsa atë fermerin me bluzën e grisur e mbyt në burg.Enca minimalisht do lihet me një arrest shtëpie apo detyrim paraqitje, ai fermeri i dobët që s’ka para në dorë, nuk ka as Facebook, dhe Dubain mund ta ketë parë në ndonjë revistë, kjo është ajo që them që Shqipëria nuk ka drejtësi“, tha Bregu në Mcn.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF