KreuStil Jetese

Superçift! Travis Kelce ja arrin qëllimit; në një lidhje me Taylor Swift?!

Superçift! Travis Kelce ja arrin qëllimit; në një lidhje

Duket se këmbëngulja e yllit të futbollit, Travis Kelce, është shpërblyer pasi thuhet se më në fund është lidhur me superyllin e popit, Taylor Swift. Një burim zbuloi për The Messenger se “Taylor dhe Travis dalin së bashku në fshehtësi dhe se këngëtarja u takua me atletin kur ishte në New York City disa javë më parë”.

Lajmi vjen pasi Kelce tentoi t’i kalonte Swift-it numrin e tij të telefonit gjatë turneut të saj rekord Eras, por nuk pati sukses në përpjekjet e tij. Gjatë një episodi të podcast-it të New Heights, Jason Kelce, zbuloi se ai kishte bërë një byzylyk për shfaqjen me shifrat e numrit të tij të telefonit në rruaza.

Dy herë kampioni i Super Bowl donte t’ja dhuronte bizhun që bëri yllit të popit, përpara shfaqjes së saj në Kansas City në stadiumin Arrowhead në korrik, por për fat të keq për të, Swift nuk e pranoi.

“Isha i zhgënjyer që ajo nuk flet para ose pas shfaqjeve të saj, sepse ajo duhet të ruajë zërin e saj për 44 këngët që ajo këndon, kështu që isha pak i mërzitur dhe nuk arrita t’i dorëzoja një nga byzylykët që bëra për të”, shpjegoi Kelce në podcast.

Edhe pse përfaqësuesit e Swift dhe Kelce nuk kanë komentuar endelidhjen e përfolur, fansat tashmë po flasin për çiftin e mundshëm. Disa madje kanë shprehur në rrjetet sociale emocionet e tyre. “Travis Kelce dhe Taylor Swift? Ky është një çift i fuqishëm!”, shkroi një ndër përdoruesit.

Kelce, i cili më parë ka qenë i lidhur me Kayla Nicole, ka qenë i përfolur për admirimin e tij për Swift në të kaluarën. Gjatë një interviste për ESPN në vitin 2019, ai zbuloi se ishte një fans i madh i këngëtares dhe madje kishte ndjekur një nga koncertet e saj. “Ajo bën një përformancë të mrekullueshme dhe është thjesht një interpretuese e shkëlqyer”, tha ai.

Mbetet për t’u parë nëse Kelce dhe Swift do ta konfirmojnë lidhjen e tyre..

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF