
Ariana Grande mezi i mbajti lotët në videon e saj të fundit, ku pranoi se kishte marrë “një ton mbushës buzësh” kur ishte më e re.
Këngëtarja e “7 Rings” rrëfeu për fansat rutinën e saj të kujdesit për lëkurën dhe grimit në faqen e YouTube të Vogue dhe foli me shumë ciltërsi për ndërhyrjet e mëparshme kozmetike.
“Po bëj trasparencë të plotë, si një person që kujdeset për bukurinë, e gjej rastin të them se se në buzët e mia kam përdorur një ton fillerash gjatë viteve e Botox. Ndalova në vitin 2018 sepse thjesht e ndjeva që po e teproja, ishte shumë… Thjesht ndjeva sikur doja të fshihesha, e dini, “tha ajo.
Grande, 30 vjec, ndaloi një cast dhe ngriti sytë për të ndaluar lotët që t`i rridhnin nëpër faqe.
“Nuk prisja të emocionohesha,” tha ajo. “Për një kohë të gjatë, bukuria për mua ishte fshehja dhe tani ndiej sikur kjo nuk ndodh më që kur reshta së përdoruri fillers dhe botox”, shtoi ajo.
Ylli i “Wicked” rrëfeu se nuk është kundër injektimit përsëri në të ardhmen, por tani për tani, ajo dëshiron të përqafojë “rrudhat e saj të natyreshme të buzëqeshjes”. “Plakja mund të jetë dicka e bukur. Tani, a mund të bëj një përmirësim të fytyrës në 10 vjet? Mundet , po, por këto janë vetëm mendime që mendoj se duhet të jemi në gjendje t’i diskutojmë. Nëse jemi ulur këtu duke folur për sekretet e bukurisë, atëherë, le t`i tregojmë të gjitha”, theksoi artistja.


Fero kërkoi grua të dytë, reagon Arbenita!



Pesë hapa për të luftuar (vërtet) celulitin!






A ndikon mishi në jetëgjatësinë e njeriut?





Horoskopi ditor, e martë 12 shtator 2023



