KreuStil Jetese

Bad Bunny zbulon pse e mban private lidhjen e tij me Kendall Jenner!

Bad Bunny zbulon pse e mban private lidhjen e tij me Kendall Jenner!

Benito Martinez Ocasio, i njohur si Bad Bunny, pranoi se e vlerëson privatësinë e marrëdhënies së tij me Kendall Jenner. Në një intervistë për Vanity Fair, Bad Bunny hodhi pak dritë mbi lidhjen me Jenner dhe spekulimet e vazhdueshme mediatike që vijnë me të.

“Të gjithë janë paparacët tani. Kushdo nxjerr celularin dhe fotografon e regjistron”, tha ai. Fotografitë e para të këngëtarit me Kendall janë realizuar nga fansat përreth, gjë që e ka bërë atë të ndjejë se hapësira e tij është kufizuar.

Familja Kardashian-Jenner është më e njohura në Shtetet e Bashkuara (dhe ndoshta në të gjithë Amerikën e Veriut), kështu që gjithçka që ata bëjnë është me interes të madh publik. Bad Bunny sqaroi se ai bën gjithçka për fansat e tij dhe është i përkushtuar ndaj tyre, por kjo nuk do të thotë se ai duhet t’u sqarojë atyre gjërat për jetën e tij personale.

“Ata nuk e dinë se si jetoj, ata nuk e dinë se si ndihem dhe unë me të vërtetë nuk dua që ata ta dinë”, pranoi ylli 29-vjeçar.

Ai gjithashtu refuzoi të komentonte në lidhje me një album të ri të mundshëm, megjithatë, intervistuesja dhe gazetarja, Michelle Ruiz, bëri të ditur se një burim i tha asaj se një këngë mund të publikohej këtë vjeshtë.

“Kush ua tha këtë?”, ishte përgjigjja e Bad Bunny në lidhje me këtë çështje.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF