Fjolla Morina duket se e ka marrë veten pas periudhës së rëndë emocionale që përjetoi së fundi. Këngëtarja ka gjetur qetësinë në krah të dashurit të saj të ri.
Ishte ajo vetë që tregoi lidhjen e re përmes një postimi në Instastory ku shihej krah tij duke shkruar: “My baby”.
Fjolla vetëm pak javë më parë u largua nga spitali ku ishte shtruar për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. Ajo i pati shqetësuar ndjekësit në rrjetet sociale duke akuzuar me emra, që sipas saj janë kokat e krimit të organizuar e vrasës, e duke pretenduar se persona të caktuar kishin kërcënuar me jetë edhe të bijën.
Pas këtyre pohimeve të saj, e ëma e Fjollës u shpreh se ajo kishte shqetësime psiqike, e se për këtë arsye, do të shtrohej në spital për kujdes të specializuar mjekësor.