Prej disa kohësh Fero ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike, si fillim për dhunën që ai ushtroi ndaj Arbenitës dhe më pas për heqjen dorë nga muzika, dhe kthimin në një besimtar të devotshëm mysliman.
E teksa u aludua për një ribashkim mes tyre, së fundmi Fero me anë të një postimi në rrjetin e tij social Instagram është shprehur se nuk ka asnjë raport me Arbenitën pasi ai tashmë është një mysliman.
“Unë jam një mysliman tani dhe nuk kam asnjë lidhje me atë çfarë bën ish-gruaja ime. Ne kemi secili jetët tona me respekt për njëri-tjetrin sepse kemi një vajzë, por unë sot jam një mysliman dhe nuk kam asnjë raport me të. Ajo zgjodhi jetën e saj”.
Më herët Fero postoi një foto ku thuhej se feja islame nuk e lejon gruan të ndalojë burrin e saj për të marrë një bashkëshorte të dytë. Në një postim tjetër ai shkroi se ka ndryshuar emrin dhe tani quhet Khattab (orator, folës).
Pas vendimit që Fero mori për t’u bërë një besimtar i devotshëm mysliman, theksoi se tashmë të gjithë personat që janë në jetën e tij i do shumë më shumë se më herët, “Tani që e kam kuptuar fenë nëse nënën time e kam dashur një herë tani e dua 100 herë, nëse gruan time e kam dashur 2 herë tani e dua 200, nëse babin tim e kam dashur 3 herë tani e dua 300 herë. Çdo njeri që kam dashur një herë tani mu ka rritur edhe 100 herë dashuria për të”.