Aktori i njohur Liev Schreiber dhe partnerja e tij Taylor Neisen kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku, të tretin e aktorit. Prindërit u panë duke shtyrë një karrocë fëmijësh, ndërsa ndodheshin në Nju-Jork të mërkurën.
Ndërsa Schreiber shtynte karrocën e foshnjës, Neisen e mbante të porsalindurin. Fytyra dhe trupi i foshnjës ishin pothuajse tërësisht të mbulura, dhe dukej vetëm pjesa e sipërme e kokës së foshnjës.
Ata ndaluan disa herë për të kontrolluar fëmijën e tyre ndërsa po kalonin nëpër Soho. Ndërsa Neisen nuk bëri një njoftim zyrtar për shtatzëninë në mediat sociale para lindjes, 31-vjeçarja u pa me barkun e rrumbullakosur teksa ecte me Schreiber në prill.
Ylli Ray Donovan, 55 vjeç, dhe ish gruaja e tij, 31 vjeçe, ndanë lajmin emocionues edhe përmes rrjeteve të tyre sociale të mërkurën,
“Shumë i lumtur që Hazel Bee më në fund është këtu. Ajo mbërriti herët në mëngjesin e 27 gushtit dhe që atëherë ka qenë një ëndërr çdo ditë. Nëna dhe foshnja janë të dyja super të lumtura dhe të shëndetshme. Faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen”, shkroi Schreiber në Instagram, teksa ndau dy imazhe të të porsalindurës– e para ishte dora e saj e vogël që kap gishtin e tij të madh dhe e dyta ishte këmba e saj e vogël.
Çifti, të cilët e mbajnë romancën e tyre kryesisht private, filluan të takoheshin në vitin 2017. Aktori 55-vjeçar ishte më parë në një lidhje me Naomi Watts nga 2005 deri në 2016.
Para ndarjes së tyre, ish-çifti mirëpriti Sasha, 16, dhe Kai, 14, respektivisht në 2007 dhe 2009.