
Grida Duma, veç të tjerash, është e njohur tashmë edhe për trajnimet e saj motivuese, ku ajo jep këshilla të vlefshme për gjithë të pranishmit. Këshilla që duhet thënë se janë pritur shumë mirë edhe nga ndjekësit në rrjetet sociale, dhe shpesh i shohim të bëjnë ‘xhiro’ në rrjet.
Së fundmi në një fanpage të saj në Instagram, është zbuluar këshilla që ish-politikania, pedagogia, sociologia dhe së fundmi prej muajsh moderatorja, i ka dhënë të birit 8 vite më parë. “Sot im bir ishte pak i mërzitur sepse iu desh të zgjohet më herët për të shkuar në shkollë. I thashë: mos u mërzit kurrë për atë që do të rregullojë të gjithë jetën tënde.
Asgjë nuk e zëvendëson dot shkollën; edhe nëse kushtet nuk janë gjithmonë ato që duhet të kishim krijuar për fëmijët tanë, ajo mbetet e pazëvendësueshme. Pavarësisht gjithçkaje, Shqipëria ka dhe do të ketë mësues që edukojnë mendimin.
‘Mendja’, shkruan Plutarku, ‘nuk është një enë që duhet mbushur, është një zjarr që duhet ndezur’. Im bir e ndan sot këtë të vërtetë me veten, me fëmijët e tjerë, me mësuesit e tij.
Me gjithë zemër – një vit të mbarë shkollor!
(Memorie – 8 vite më parë)”, shkruhet në postimin e publikuar.



Horoskopi ditor, e enjte 14 shtator 2023












7 maska të thjeshta për fytyrën tuaj!


MTV VMA 2023: Lista e plotë të fituesve!


Horoskopi ditor, e mërkurë 13 shtator 2023
