KreuStil Jetese

 “Më ke pushtuar zemrën”, Justin Bieber zgjedh fjalët e ëmbla në 5-vjetorin e martesës!

 “Më ke pushtuar zemrën”, Justin Bieber zgjedh

Justin Bieber dhe Hailey Bieber festuan këtë të enjte 5-vjetorin e martesës. Këngëtari i “Yummy”, 29 vjeç, i ka shprehur publikisht dashurinë gruas së tij Hailey, 26 vjeç, me anë të një postim të ëmbël në rrjetet sociale në Instagram.

 “Për më të shtrenjtën. 5 vite. Më ke pushtuar zemrën. Unë e di nga thellësia e shpirtit tim deri në kockat e mia se ky udhëtim me ty vetëm do të tejkalojë pritjet tona më të mëdha. Pra, le të vazhdojmë të ëndërrojmë. Gëzuar përgjithmonë. Të dua me çdo fije të qenies sime. GËZUAR 5 VJETORIN!!!”, ka shkruar ai përkrah disa fotove shumë të bukura së bashku.

A post shared by Justin Bieber (@justinbieber)

Ndërkohë edhe Hailey ka bërë një postim në rrjetin e saj social Instagram, ku përkrah disa fotove ka uruar, “5. Të dua”.

A post shared by Hailey Rhode Baldwin Bieber (@haileybieber)

Në fakt, ata u takuan për herë të parë kur modelja ishte 12 vjeçe. Takimi i tyre u kap në video teksa Hailey ishte në prapaskenë me babanë e saj, Stephen Baldwin, kur Justin u shfaq në emisionin Today.

Pati disa takimeve të tjera gjatë viteve, në vitin 2015, ata u panë duke u puthur në publik për herë të parë në festën e Vitit të Ri të Leonardo DiCaprios në St. Barts, ku Justin performoi. Ata u fejuan në korrik 2018 dhe u martuan në shtator të atij viti.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF