KreuStil Jetese

“Piu 6 birra dhe la bakshish të madh”; Harry feston 39-vjetorin e lindjes!

“Piu 6 birra dhe la bakshish të madh”; Harry feston 39-vjetorin

Duka i Sussex festoi ditëlindjen e tij në një restorant gjerman me miqtë e tij mesnatën e së enjtes, duke pirë birrë vendase dhe duke fryrë qirinj në një tortë ditëlindjeje me çokollatë të bardhë.


Princi Harry, i cili mbush 39 vjeç sot kaloi bukur me gruan e tij, Meghan, dhe stafin e tyre në Fondacionin Archeëell në Dusseldorf, ku ata po ndjekin Lojërat Invictus.“Të gjithë ishin tepër miqësorë, veçanërisht kamarierët”, zbuluan burimet. Restoranti postoi një foto të Dukës dhe Dukeshës me stafin, duke përfshirë pronaren Thea Ungermann dhe kryekamerierin Frank Wackers, në Instagram.


Ky i fundit tha për DailyMail.com se Harry piu gjashtë birra të vogla, ndërsa Markle vetëm një. “Ishin shumë të lumtur. Ai është një burrë i mrekullueshëm dhe ata ishin shumë të mirë”, tha ai. Kryekamarieri madje shtoi se truproja e Harrit, Chris Sanchez, e paralajmëroi me shaka se do ta vriste nëse birra do të ishte e keqe.


Ndërkohë, pronarja e lokalit tha: “Harry dhe Meghan u ulën pranë njëri-tjetrit gjatë vaktit. U drodha kur hynë brenda. E kisha parë duke folur në skenë në Invictus Games dhe nuk mund ta besoja se ishte në restorantin tim. Princi Harry ishte kaq i bukur dhe më përqafoi”. Ai tha se Duka e pagoi faturën dhe la një bakshish të madh.


Pas darkës, ata u kthyen në hotelin e tyre për t’i kënduar dukës “gëzuar ditëlindjen” dhe për të fikur tortën e ditëlindjes pak para mesnatës.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF