Ashton Kutcher dhe Mila Kunis druhen se “do të fshihen nga defteri” pasi mbështetën publikisht kolegun e tyre, yllin e “The 70’s Show”, Danny Masterson, i cili u dënua me 30 vjet heqje lirie për përdhunimin e dy femrave. Cifti mendon tani se kjo gjë do të jetë shumë e dëmshme për karrierën e secilit prej tyre.
Ashton dhe Mila i kanë dërguar letra gjqytarit të cështjes duke u lutur për butësi në dënimin e Masterson. Aq keq e shohin tani situatën sa dyshja që u martua në vitin 2015 dhe ka dy vajza, mendon se i vetmi shpëtim financiar i momentit për ta është filmi vizatimor i Fox, ku Mila dublon zërin e personazhit kryesor.
“Ata me të drejtë ndihen sikur të gjithë do të duan tani t`i shmangin dhe po shpresojnë që me kalimin e kohës, njerëzit të harrojnë ose të mos i vendosin më në qendër të kritikave te tyre. Por për momentin, parashikojnë se do t`u bëhet një dëm i madh në raport me sigurimin e roleve të ardhshme në kinematografi apo në seriale televizive”, vazhdon burimi.
Danny u dënua tani me 30 vjet burg për agresion seksual ndaj dy grave, të ndodhur në vitin 20023.