
Stefi Prifti është padyshim një nga këngëtarët më të dashur nga mbarë publiku shqiptarë. Me një karrierë të gjatë, ai së bashku me vëllanë e tij, Endri Priftin, kanë arritur që gjithmonë të sjellin projekte të suksesshme dhe shumë të pëlqyera nga artdashësit e tyre.
Së fundmi Stefi ka bërë një status shumë të veçantë që ka të bëjë me ardhjen në jetë të nipit të tij. Këngëtari është bërë gjysh për herë të parë, dhe ka zgjedhur që me gjithë ndjekësit e tij të ndajë emocionet e veçanta që ka përjetuar.
Duke renditur disa nga gëzimet e jetës së tij, ai thekson se tashmë ka provuar ndjesinë e të qenit gjysh, teksa e cilëson këtë përjetim si një “mrekulli”.
Përkrah një fotoje shumë të bukur pranë nipit, ai shkruan, “Njeriu në jetë provon ndjesi dhe emocione nga më të ndryshmet dhe të shumëllojshme. Ndër gëzimet më të rëndësishme të jetës sime kanë qenë disa… Fitorja e konkursit për në Institutin e Lartë të Arteve… Dashuria.. Martesa… Muzika dhe Sukseset artistike… Ardhja në jetë e dy vajzave të mia etj.
Por, ç’na qenka kjo ndjesia e tu bërit gjyshi… ❤️ Më kishin treguar, por kjo është e para herë që e provoj ?? Nje mrekulli ??Dikush më thotë NONO… ❤️ Një status i bukur për mua ?
Welcome bukuroshi i gjyshit, Zayan ??❤️ Mire së erdhe dhe i bekuar të jesh ??
Shëndet dhe mbarësi edhe për mamin dhe babin, që të sollën në jetë ????”.
Të shumta kanë qenë urimet për Stefin nga miqtë, kolegët, dhe fansat e tij të shumtë.
Kujtojmë që Stefi është baba i dy vajzave Maria, e cila sapo është bërë mama për herë të parë, dhe Joana./bordo.al








Ellen DeGeneres i rikthehet televizionit!


Horoskopi ditor, e shtunë 16 shtator 2023



Horoskopi ditor, e premte 15 shtator 2023




“U plake tani”, Bleona i kthehet ndjekëses!


