Shtatori erdhi me ndryshim look-u për Kate Middleton: pas verës me diellin përvëlues e ritmin që ulet në humorin e pushimeve, vjeshta rikthen aktivitetin në energji të plotë, e bashkë me të, shumë kërkojnë të bëjne një ndryshim. Princesha e Wales nuk bën përjashtim.
Ndryshimin, Kate e nisi nga flokët. Ajo u shfaq në një event zyrtar me flokët me baluke “curtain” ( perde) , dhe mjaft ndjekëse nxituan ta komplimentojnë.
“Duket sikur ka dalë nga një seri e filmit Charlie`s Angels. Kështu dua t`i pres dhe unë”, ka shkruar një prej tyre.
Në fakt, stili ngjason shumë me atë të viteve 70`, duke sjellë një imazh vintage dhe duket sikur i ofron pak më shumë ëmbëlsi fytyrës. Megjithate, jo te gjitheve i pelqeu e pati dhe komentues qe thonin se preferonin me shume look-un e vjeter te princeshes.